Për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Lipjanit ,sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë qytet dhe zonat përreth, prej orës 09:00 deri në orën 18:00.
Siç njoftoi Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, shkak i kësaj ndërprerjeje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit, duke qenë obligim i kompanisë që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së paku njëherë brenda vitit.
Pastrimi i rezervuarëve çdoherë shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm, thuhet në njoftim./arbresh.info
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit