Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të saj, ajo do të zhvillojë një darkë pune me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të enjten mbrëma.
Lajmi është konfirmuar për Arbresh.info nga zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili tha se takimi do të jetë një mundësi për të diskutuar çështje me rëndësi për raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë. Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë në detyrë.
Ndryshe, vizita e Kallas në Kosovë është pjesë e angazhimit të Bashkimit Evropian për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal./Arbresh.info
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026