Në krye të policisë në Mitrovicë emërohet një femër

21:23 | 8 Maj 2018
M. A.

Pas emërimit të Nehat Thaçi në krye të Shërbimit Korrektues të Kosovës, vendin e tij si drejtor rajonal i policisë në Mitrovicë tani e tutje do ta mbajë një femër.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se nënkolonel Aferdita Mikullovci është emëruar Drejtor i Policisë Rajonale në Mitrovicë.

Kjo e fundit nga e enjtja do të dal në vend të Thaçit i cili tani ka marr vendimin nga kryeministri për drejtor të burgjeve.