Për 18 vjet në Kosovë janë pastruar nga minat mbi 50 milionë metra katrorë, ndërsa janë gjetur dhe asgjësuar rreth 88 mijë mjete të pashpërthyera.
Zëvendëskomandanti i Kompanisë së Deminimit të FSK-së, kapiten Gëzim Sada, thotë për Radio Kosovën se si pasojë e këtyre mjeteve shpërthyese nga vitit 1999 deri në 2018 kanë humbur jetën mbi 100 persona, ndërsa mbi 400 të tjerë janë lënduar.
Ani pse kanë kaluar 18 vjet nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë ende ka hapësira me mjete të rrezikshme të pashpërthyera. Janë rreth 49 fusha të minuara të cilat po vënë në aksion çdo ditë kompaninë e deminimit për t’i larguar ato.
Zëvendëskomandanti i Kompanisë së Deminimit të FSK-së, kapiten Gëzim Sada, sqaron se tani kanë mbetur edhe 49 fusha të minuara, si dhe 49 të tjera të cilat gjatë luftës kanë qenë cak i bombardimeve nga forcat e NATO-s.
Kryesisht janë rreth brezit kufitar. Por ka edhe në ndonjë komunë por jo afër qyteteve. Në kuadër të ministrisë është edhe qendra koordinuese që menaxhon gjithë procesin e dominimit, ku prioritet është që deri në vitin 2024-2025 do të pastrohen të gjitha fushat e rrezikshme në Kosovë.
Kapiten Sada shprehet se parqet e qyteteve janë të pastruara tërësisht dhe se nuk paraqesin rrezik për qytetarët. Ndërkaq në ‘’Parkun e Lirisë’’ në Ferizaj vazhdohet të punohet dhe shpreson që vitin që vjen ky park të jetë i sigurt për qytetarët. Sada thotë se për ta bërë gjithë këtë punë sa humane aq edhe të rrezikshme pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit mbajnë trajnime të rregullta
Pjesëtarët tanë kanë trajnime në pastrimin e fushave të minuara,kontaminuara ,shkatërrimin e mjeteve eksplozive,për vetëdijesim, dhe kemi trajnime për misionet paqeruajtëse.
Izraeli lëshon urdhër evakuimi për banorët në Libanin jugor
Raketat iraniane godasin Tel Avivin, ndërtesa të dëmtuara dh...
Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes...
Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gj...
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes