Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në gjashtë komuna të Kosovës janë themeluar zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se sot është nënshkruar vendimi për themelimin e këtyre gjashtë zyrave në Podujevë, Klinë, Vushtrri, Lipjan, Shtime e Rahovec.
“Sot kam nënshkruar vendimin për themelimin e gjashtë zyrave mobile në komunën e Podujevës, Klinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Rahovecit për t’ju ofruar kështu qytetarëve qasje direkte në ndihmën juridike falas përmes këtyre zyrave”, shkroi Haxhiu, raporton Arbresh.info
Postimi i plotë:
Themelohen në 6 (gjashtë) komuna zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas
Sot kam nënshkruar vendimin për themelimin e gjashtë zyrave mobile në komunën e Podujevës, Klinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Rahovecit për t’ju ofruar kështu qytetarëve qasje direkte në ndihmën juridike falas përmes këtyre zyrave.
Shtrirja e ndihmës juridike falas, qasja në drejtësi dhe mundësitë e barabarta për qytetarët janë qëllim i yni andaj hapja e këtyre zyrave është një hap shumë i rëndësishëm për plotësimin e tyre
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...