Projektet e përbashkëta ndërkufitare dhe mjedisore sot ishin edhe temë diskutimi në takimin e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, Ferid Agani, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Temë konkrete e këtij takimi ishin projekti për realizimin e projektit të quajtur “Korridori i Gjelbërt” në mes të komunës së Prizrenit dhe bashkësisë së Kukësit si dhe projekti “Shtigjet e Lirisë” ndërmjet Komunës së Gjakovës, Bashkësisë së Hasit dhe Tropojës.
Kryetarja e komunës së Gjakovës, ka treguar se të gjitha palët që janë duke punuar në projektin e “Rekës së Keqe” projekt ky i cili ishte mundësuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në atë mënyrë që zona e Malësisë së Gjakovës dhe në veçanti komuna e Gjakovës ta rikthejë funksionin në dobi të banorëve, si brenda ashtu edhe jashtë kufirit.
“Më duhet të përmendi asistencën e ministrisë, mjedisit dhe planifikimit hapësinor në pr ocesin e shpronësimit për një projekt tepër të rëndësishëm dhe vital rreth rrotullimit në hyrje prej Prizrenit… Ministria e mjedisit gjithashtu ka qenë një partnerë shumë efikas në marrjen e lejes mjedisore për projektin e ujësjellësit të “Rekës së Keqe”, po sigurohet që gjitha palët janë në krye të detyrës që zona e malësisë së Gjakovës dhe në veçanti komuna e Gjakovës si qendra kryesore e kësaj ane të rikthej funksionin në dobi të banorëve në këtë anë dhe në atë anë të kufirit”, tha Kusari-Lila.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, tha se që qëllimi i dy projektet, ai i “Korridorit të gjelbërt” dhe “Shtigjet e Lirisë”, është që të promovojnë vlerat e veçanta mjedisore, arti tektonike e urbanistike të dy shteteve, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë.
“Dy projekte për realizim të përbashkët konkretisht projektin i ashtuquajtur Korridori i Gjelbër ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Bashkësisë së Kukësit. Dhe projektin “Shtigjet e Lirisë” ndërmjet Komunës së Gjakovës, Bashkësisë së Hasit dhe të Tropojës. Këto dy projektet janë të laboruar në nivel të koncepteve ideore e kanë për qëllim promovimin e vlerave mjedisore, arti tektonike, urbanistike, të dy shteteve tona në këto hapësira. Dhe kanë një vlerë të veçantë që do të mobilizojnë kuadrat e reja, profesionist të ri, qofshin ata ekspert të diplomuar, ose studentë të lëmive të arkitekturës, urbanistikës, planifikimit, mjedisit ose disiplinave të ndërlidhura me këto fusha”, tha Agani.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ndërkufitar po bëhet realitet.
Ai tha se përveç se Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtën histori dhe të njëjtin mentalitet, të përbashkët kanë edheimpaktet për zhvillim mjedisor.
“Në qoftë se themi kemi të njëjtën histori, në qoftë se themi se kemi të njëjtin mentalitet, në qoftë se themi i kemi të njëjta ato impaktet për zhvillimin e kësaj zone tonë të përbashkët , kjo duhet patjetër të bashkërendohet apo të shtohet dhe me projekte konkrete që qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, në këtë territor verior të Shqipërisë apo Jugor të Kosovës do të ishin shumë, shumë të rëndësishme. Ky “Korridor i Gjelbër” që mendohet të bëhet, do të ketë dhe një risi shumë interesant. Shpesh herë mendohet që Valbona është e pjesës mëtanë kufirit, jo është edhe e kësaj pjesë kët u. Sepse edhe Kosova dhe Gjakova ka resurse turistike të jashtëzakonshme po që janë të fjetura të parë deri më sot”, tha Minxhozi.
Gjatë qëndrimit në Gjakovë, ministri Agani dhe ambasadori Minxhozi vizituan edhe disa vende ku po realizohen projektet e ministrisë së mjedisit konkretisht në zonat kufitare me Shqipërinë.
Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për pres...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Diell dhe temperatura me minus, si do të jetë moti sot?
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”