Kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi paralajmëron hapjen e kufijve të Malit të Zi ndaj shteteve të rajonit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtohet sezoni turistik në Ulqin dhe më gjerë.
Ai ka konkretizuar se në listën e shteteve ndaj të cilit Mali i Zi do të hapë kufijtë është edhe Kosova e Shqipëria. Kufiri sipas kryetarit të Ulqinit do të hapet në mbarim të kësaj jave dhe turistët do të mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi pa pasur nevojë të dëshmojnë se janë negativ nga virusi Covid 19, njofton Gazeta Ulqini.
Z. Nrekiq pohon se hapja e kufirit me Kosovën ka rëndësi të dorës së parë pasi nga ky vend vijnë rreth 70 përqind e turistëve. Mundësinë e hapjes së kufijve të Malit të Zi ndaj shteteve të rajonit e kanë vërtetuar edhe burime nga Ministria e Turizmit.
Nga Trupi Nacional Koordinues i sëmundjeve ngjitëse të Malit të Zi dje janë shprehur se pas hapjes ndaj vendeve të BE-së do të shqyrtojnë mundësinë për hapjen e kufijve ndaj shteteve të rajonit.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...