Një protestë e re që ka tubuar 500 persona është organizuar në Shkollën e mesme “Rabelais” në Saint-Brieuc të Francës, për të kundërshtuar dëbimin e një nxënësi shqiptar.
Mobilizimi i banorëve është shtuar gjithnjë e më shumë. Protesta është vendosur para komunës, e cila nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me ngjarjen.
“Jo, jo, jo dhe sërish JO dëbimit”. Kjo ishte motoja e nxënësve të Shkollës së mesme “Rabelais”, të cilët kanë defiluar për plot dy orë nëpër rrugët e Saint-Brieuc, pasditen e së enjtes. Rreth 500 nxënës të shoqëruar nga profesorët e tyre, por edhe nga përfaqësuesit e sindikatës dhe të zgjedhurit e së majtës, kanë parakaluar në relacionin në mes të shkollës së tyre dhe komunës, në qendrën e qytetit në Saint-Brieuc.
Edhe para një muaji kishin dalë të protestojnë rreth 500 persona, kundër dëbimit të Aminës, shoqes së tyre shkollore. Kryebashkiaku i Cotes-d’Armor kishte nënshkruar një urdhër për t’u larguar nga territori francez, e që ka të bëjë me familjen Sulejmani.
Amina dhe vëllai i saj, Emiri, të cilët janë nxënës të klasës së pestë të kësaj shkolle, janë përshkruar si dy nxënës “të shkëlqyeshëm dhe të integruar mirë” nga shoqëruesit e tyre.
Urdhri i tetorit të vitit 2016, për t’u larguar nga territori francez, i ka tejkaluar kufijtë familjarë.
“Do t’i dëbojnë në drejtim të Shqipërisë, një vend i cili mund t’i bashkohet Bashkimit Europian viteve të ardhshëm. Kjo nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka pohuar për “Ouest-France”, Didier Le Buhan, deputeti socialist nga Saint-Brieuc, transmeton Albinfo.ch.
Mesditën e së enjtes, një delegacion prej gjashtë nxënësve dhe profesorëve është pranuar nga nënbashkiaku. Por, asgjë të re.
“Ne jemi të inkurajuar për të dëshmuar integritetin e familjes shqiptare përmes dokumenteve. Po na thonë se Gjykata është ajo që duhet të vendos, edhe pse vetë kryebashkiaku mund të zgjedhë nëse do të rishqyrtojë vendimin e tij”, kanë pohuar nga delegacioni.
Komuna nuk ka dashur të prononcohet lidhur me rastin.
“Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike”, Rama jep d...
Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia jep detaje
Zjarri përfshin një shtëpi të braktisur në Prizren, dyshohet...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suhare...
Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kan...