Në emër të ministrave të LDK-së për 100 ditëshin Hykmete Bajrami “kritikon” Albin Kurtin

15:12 | 13 Maj 2020
M. A.

Për ministrat e LDK-së ka qenë e vështirë të vazhdojnë detyrën si ministria në qeverinë e Albin Kurit pas rrëzimit të tij.

Në mbledhjen e sotme për 100 ditëshin e qeverisë Kurti, Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami që vjen nga LDK nuk është pajtuar me përmbledhjet që i ka bërë Albin Kurti për 100 ditë qeverisje.

“Për ne si ministra të LDK –së kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë pas rrëzimit të qeverisë. Ne kemi kërkuar të lirohemi nga detyra por na është kërkuar nga kryetari Isa Mustafa të vazhdojmë detyrën deri të kalon kjo gjendja e Pandemisë”.

Ajo i ka thënë Kurtit se nuk mund të konsiderohen ministra të suksesshëm nëse sipas Kurtit i takojnë një regjimi të vjetër.

“Nuk mund të konsiderohemi ministra të suksesshëm nëse sipas juve i takojmë  një regjimi të vjetrë.”

“Nuk mund të konsiderohemi ministra të pakorruptura në qoftëse sipas jush ne i takojmë një familje pjesë e së cilës jemi që qenka në mbrojte të së keqes dhe korrupsionit/.

Na lejoni kryeministër që të bëjmë punën të punojmë sipas ligjit ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë”, tha ajo.

 

Më pas Bajrami vazhdoj të përmbledh punët e ministrisë që ajo udhëheq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale