Indeksonline ka siguruar disa fotografi në të cilat shihet një produkt ushqimor, saktësisht djathë i njohur si “kaçkavall”, i cili në hapjen e tij vërehet se është i prishur edhe pse data e skadimit të afatit shihet të jetë më 11.02.2017.
Ky produkt është blerë në qendrën tregtare ‘ETC’ në Podujevë nga një qytetar i cili më pas ka kthyer produktin tek shitësit e kësaj qendre tregtare.
Duhet përkujtuar që Indeksonline ka siguruar edhe më parë fotografi të produkteve të ngjashme të cilat në hapje vërehet të mos jenë të gatshme për t’u seruar në tavolinën e ushqimit të ndonjë familjeje.

Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...