Pas një dite të kaluar me pak ndotje në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, që erdhi si pasojë e festës së 28 Nëntorit dhe kryeqyteti gjatë ditës kishte shumë pak vetura, ndotja kthehet sërish.
Në matjet që janë bërë ditën e sotme, që në orën 8 të mëngjesit, rezulton se ndotja e ka kaluar nivelin e ulët, duke kaluar në atë mesatar, raporton Koha.net.
Momentalisht, ndotja e ajrit në kryeqytet rezulton të jetë në nivelin 59 ppm, ndërkaq dje ka qenë vetëm 49 ppm, që i bie se ndotja ka qenë në nivelin “Mirë”.
Matjet bëhen nga qendra për matjen e cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...