Procedura e tenderimit për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës që do të lidhë Shkupin me pikëkalimin kufitar të Bllacës, ka mbaruar.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, duke nënvizuar se pritet një përgjigje përfundimtare nga BERZH-i për fillimin e punimeve në terren.
“Kalohen të gjitha procedurat e tenderimit. Ajo procedurë është kaluar me sukses, mandej pas procedurës së tenderimit, duhet të bëhet edhe evalvuimi, i cili është bërë nga ana jonë, pasi që për autostradën Shkup-Bllacë kemi një pjesë të grantit, por edhe një pjesë të kredisë që merret nga BERZH, gjithçka tani varet prej tyre. Presim sinjal pozitiv, do të thotë i gjithë dokumentacioni është dorëzuar në zyrat e tyre, presim që ata te evalvuojnë, besoj që nuk do të ketë asnjë problem apo asnjë vërejtje nga ana e tyre, kur të marrim ndonjë përgjigje pozitive, shumë shpejtë do të dalim në terren për fillimin e punimeve”, ka thënë Zekolli.
Njohës të zhvillimeve rajonale, ndërtimin e kësaj autostrade e vlerësojnë si interes i përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, që ka një dimension të rëndësishëm strategjik.
“Republika e Kosovës ka të drejtën legjitime të interesohet për përfundimin e këtij projekti sepse kuptohet është interes i përbashkët, si në dimensionin politik, atë ekonomik dhe në dimensionin strategjik, sepse ky aks kuptohet që lidh korridorin 8, e i cili korridor ka karakter pan-evropian, megjithëkëtë dy kilometërshi i parë vlerësoj se do të duhej të përfundojë në një kohë të kuptueshme”, ka thënë Qenan Aliu, njohës i zhvillimeve rajonale
Punimet për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, filluan në vitin 2020, por ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të shihet përfundimi i saj.
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”