Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai bëri të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas raportimeve viktima G.M., ishte pasagjer në veturën tip Volkswagen Golf, ngjyrë e kuqe, e cila po drejtohej nga i mituri, B.M.. Gjatë qarkullimit në aksin Istog–Rakosh, shoferi kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe pas daljes nga rruga, vetura ishte rrokullisur disa herë.
Të dy të rinjtë kishin pësuar lëndime trupore, por G.M., pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK – Prishtinë, ka ndërruar jetë më 6 korrik 2025.
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...
Formohet komisioni për verifikim të mandateve
Kurti: Po synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Ku...
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani