Ajo njihet si njëra ndër aktivitet e para për të drejtat e grave në Kosovë, që nisi në Kosovë në vitet e ’90-a krahas kërkesës për liri e pavarësi.
Një kohë ka punuar edhe në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, si dhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Në vitin 1993, bashkë me Vjosa Dobrunën themeluan Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, një organizatë që pos ndihmës për nënat dhe fëmijët, ndihmoi shumë edhe në dokumentimin e torturave që pushteti serb bënte ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e grave dhe fëmijëve në veçanti.
Pas luftës, Ahmeti ishte ndër të parat që inicioi çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...