Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar në pikën kufitare Qafa e Morinës nën dyshimin për mos deklarim të mallit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot
“Me datë 16.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast SPK Qafa e Morinës gjatë punës policore në stacionin kufitar ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë në të cilin ishin dy persona” , njofton policia.
Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët në SPK Qafa e Morinës janë hasur në 116 shishe të plastikës dy (2) litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë, sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogram (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror, shkruan arbresh.info.
“I dyshuari që ishte pasagjer në veturë ka pranuar pronësinë e shisheve të mbushura me mjaltë. Me urdhër të Prokurorit hapet rasti “Mosdeklarim i Mallit”. Rasti i kompletuar i është dorëzuar zyrtarëve doganorë në SPK Qafa e Morinës, së bashku me mjaltën e konfiskuar për veprime të mëtutjeshme’, thuhet tutje në njoftim./arbresh/info/
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...