Punëtorët e Kompanisë Regjionale Pastrimi kanë ndërprerë grevën, pasi Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje që 500 punëtorët me funksione teknike, të paguhen 70 euro më shumë, nga muaji prill.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e komunës së Prishtinës Donjeta Sahatçiu, përmes një statusi në facebook.
“Pas dy ditëve intenzive në ndërmjetësim me menaxhmentin ushtrues detyre dhe sindikatën e punëtorëve në KRM Pastrimi, e kemi një zgjidhje të pranuar në tavolinë. Greva e nisur e punëtorëve me kërkesën për rritje të pagës është ndërprerë mbrëmë në turnin e tretë. Sot u vendos që 500 punëtorë me funksione teknike do të paguhen 70 euro më shumë nga muaji prill”.
“Kjo zgjidhje nuk e plotëson nevojën e punëtorëve për kompenzim meritor e kushte më të mira të punës, ashtu sikurse nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbeturinave në Kryeqytet përgjithmonë. Derisa e drejta për grevë për paga më të larta është e drejtë e secilit, ndërprerja e tërësishme e shërbimit për të cilin paguhen nuk është e drejtë për qytetarët që kërkojnë shërbim”, ka shkruar Sahatçiu.
Ajo tha se pas takimeve sy më sy me të gjitha palët, kemi kërkuar që brenda një afati prej tre muajsh të pranojmë propozimin me zgjidhje konkrete që rikthen qëndrueshmërinë e munguar në ndërmarrje dhe të sigurohen që rritet mirëqenia e secilit punëtor e secilës punëtore.
“Për të përshpejtuar procesin e mbledhjes së mbeturinave tashmë të grumbulluara disa ditë, kemi angazhuar ekipe me operatorë privat dhe kemi kërkuar mbështetje me kamionë nga njësitë e tjera të ndërmarrjes duke e rikujtuar që ndërmarrja i mbulon edhe komunat e tjera në rajon të Prishtinës.
Kryeqyteti nuk mund të vazhdojë pa fund të subvensionojë ndërmarrjen dhe të paguajë për shërbimet që nuk i pranon në nivelin e dëshiruar. Gjendja e fundit që vuri në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve është e pa pranueshme dhe nuk guxojmë t’a lejojmë të përsëritet më”, ka vazhduar Sahatçiu./Arbresh.info
Postimi i Sahatçiut:
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...