Ndarjet në Lëvizjen Vetëvendosje që kanë filluar në qendër, gradualisht po zbresin edhe nëpër degët e kësaj partie.
Derisa në qendër kemi parë ndarje dhe dorëheqje, si dhe pozicionime më shumë individuale, në degë kanë filluar të pozicionohen njerëzit kryesor.
Njëra nga degët e rebeluar sikur qendra është ajo e Podujevës,
Kjo degë është rreshtuar përkrah Visar Ymerit e Dardan Molliqajt, kundër Albin Kurtit dhe mbështetësve të tij.
Blerim Maqastena, sekretar i qendrës së VV-së në Podujevë e ka kritikuar ashpër deputeten Fitore Pacolli, e cila haptas ka dalë kundër Visar Ymerit dhe në krah të Kurtit.
“Fitore Pacolli më i kallxu Visar Ymerit çka është aktivisti. Ma vdekje tybe s’ka”, ka shkruar Maqestena.
E këtij postimi ia ka bërë “like” Dardan Molliqaj, duke treguar tërthorazi se pajtohet më atë që e ka shkruar Maqestena.

Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...