Edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo që po ndodh është e pakuptimtë, duke shtuar se ka pasur deputetë që sot kanë ardhur vetëm për t’u nënshkruar për të marrë mëditje.
“Lus shefat e grupeve parlamentare që ta kontaktojnë kryetaren Vjosa Osmani dhe të tregojnë se kur mund ta bëjnë kuorumin për votimin e pikave të mbetura”, është shprehur Nagavci.
Ajo ka kërkuar që të fshihen emrat e të gjithë deputetëve që kanë vepruar kështu.
“Tërheq vërejtjen që deputetët mos të vinë vetëm për t’u nënshkruar dhe pastaj të dalin nga seanca. Për sot do të kërkoj që të fshihen emrat e të gjithë atyre që vepruan kështu”, shtoi ajo./Express/
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...