Myftiu Tërnava në mesin e 500 myslimanëve më me ndikim në botë

13:13 | 17 Tetor 2016
M. A.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava është radhitur në mesin e 500 myslimanëve më me ndikim në mbarë botën për vitin 2017, përcjell Arbresh.info

Në publikimin “500 myslimanë më me ndikim në botë në vitin 2017” është përmendur edhe emri i Myftiut Tërnava ku thuhet se arsyeja e zgjedhjes në mesin e 500 më të mirëve është se ai paraqet një figurë kyçe në përpjekjet e popullsisë myslimane për të kapërcyer tmerret e luftës dhe është evidentuar fakti se ai është një nga nismëtarët e Këshillit Ndërfetar të Kosovës.

Në këtë listë janë përfshirë figurat në bazë të ndikimit të tyre në bashkësitë myslimane, mënyrën në të cilën ndikimi i tyre u ka shërbyer komunitetit, si në botën islame ashtu edhe në prezantimin e Islamit jo-myslimaneve.

Myftiu Tërnava së bashku me reisin e Bosnjës janë listuar në seksionin “Menaxhimi i çështjeve fetare”.

Ndërsa, në listën tek “Politikanët”, është përfshirë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale