Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava, ka inspektuar sot punimet në Xhaminë Qendrore në Prishtinë.
BIK-u përmes një komunikate për media bën të ditur se ai ka parë nga afër fazën aktuale ku po zhvillohen punimet me një intensitet të shtuar.
Myftiu Tërnava është shprehur i kënaqur me punën që po zhvillohet për ngritjen e kësaj xhamie për nevojat e besimtarëve.
“Siç po shihet edhe nga pamjet, tashmë xhamia ka filluar të marrë vetën, pra është betonuar një pjesë e saj. Pritet që deri në fund të muajit të vihet edhe pllaka e parë dhe punët do të vazhdojnë edhe më me intensitet”, ka thënë ai./arbresh.info/
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...