Komuna e Prishtinës njofton gastronomet kosovarë se ka filluar faza testuese për ndotjet akustike.
Në njoftim thuhet se niveli i lejuar i zhurmës për sektorin e gastronomisë është deri me datën 20 korrik, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj date, do të ndëshkohen të gjitha ato biznese të cilat nuk kanë përfunduar procesin e kryerjes së pagesës të aplikimit.
Njoftimi i plotë:
Ju informojme se prej sot ka filluar faza testuese e aplikacionit për ndotjen akustike.
Secili person fizik ka mundësinë e kyqjes në ketë aplikacion dhe të informohet rreth decibelëve të lejuar në lokalet që janë instaluar paisjet deri më tani.
Po ashtu ju njoftojmë se afati i fundit për aplikimin e certifikatës të orarit të punës, dhe nivelin e lejuar të zhurmës për sektorin e gastronomisë është deri më datën 20 Korrik 2023, dhe pas kësaj date do të ndëshkohen të gjitha ato biznese të cilat nuk kanë përfunduar procesin e kryerjes së pagesës të aplikimit!
Faza testuese do të zgjasë deri më 1 Gusht 2023, ku pas kësaj date do të fillojnë ndëshkimet për subjektet të cilat i kanë tejkaluar decibelët apo orarin e punës./Arbresh.info/
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...