Sot, nën udhëheqjen e kryetarit Mustafa, është mbajtur takim me kryetarët e degëve të LDK-së.
Në takim u diskutua rreth përmbylljes së procesit zgjedhor brenda LDK-së që do të kulmojë me Kuvendin e LDK-së më 3 gusht ku do të zgjidhen kryetari dhe Këshilli Përgjithshëm që më së miri do të implementojnë parimet programore të LDK-së.
Këto organe udhëheqëse do të përgatisin LDK-në, në ndërlidhje të ngushtë me qytetarët e Kosovës, për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale dhe qendrore për t’i dhënë vizion dhe orientim temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova.
Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës. /arbresh.info/

27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend