Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut, Anne Dostert, ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet dhe shefin e zyrës së Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, ku u bisedua për procesin e përgatitjes për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, u diskutuan gjerësisht hapat që duhet të ndërmerren deri në fund të vitit 2016, nevoja e përgatitjes sa më të mirë për ofrimin e pakos shëndetësore, si dhe informimi i plotë i qytetarëve lidhur me shërbimet e ofruara dhe aspektet tjera që lidhen me sigurimet shëndetësore.
Kryeministri Isa Mustafa tha se shëndetësia është prioritet i Qeverisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin për adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për shëndetësinë në Kosovë.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK