Në takimin e sotëm në mes të kryeministrit dhe komisonerit për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulous, është diskutuar propozimi i Mustafës që Kosovës t’i heqen vizat pa e miratuar demarkacionin. Mirëpo, komunikata e Qeverisë nuk tregon se propozimi i kryeministrit për BE’në për liberalizimin e vizave; pezullimi i ratifikimit të demarkacionit, nuk ka kaluar.
Gjatë këtij takimi, njofton komunikata e Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa dhe komisioneri Avramopoulos diskutuan gjerësisht të arriturat e deritashme dhe hapat e fundit që duhet të ndërmerren nga Kosova në procesin e liberalizimit të vizave.
“Komisioneri Avramopoulos, nga pozita që ai mbulon, vlerësoi lartë progresin e arritur nga Qeveria e Kosovës duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftim.
Komunikata e Qeverisë tregon se komisioneri Avramopoulos shprehu përkrahjen e tij dhe të Komisionit Evropian në këtë proces, për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë që të ndihmoj këto institucione në procesin e demarkacionit.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Isa Mustafa do të zhvilloj takim me Presidentin e Partive Popullore Evropiane, për të kërkuar përkrahjen e tyre në Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian dhe në Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe avancimin e proceseve të tjera eurointegruese të Kosovës.
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të l...
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...