Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Izraelit, Shimon Peres, i ka shprehur ngushëllime Qeverisë dhe popullit izraelit.
Kryeministri Mustafa thekson se Shimon Peres, përveç kontributit të jashtëzakonshëm për shtetin e Izraelit, do të mbahet mend për përkushtimin e fuqishëm për lirinë, paqen dhe demokracinë.
“Shimon Peres ishte një laureat i denjë i Çmimit Nobel për Paqe duke përkrahur edhe popullin e Kosovës në përpjekjet për liri dhe demokraci”, thuhet në mesazhin ngushëllues të kryeministrit Isa Mustafa.
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare