Kryeministri, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Lituani, është pritur sot në takim nga homologu i tij, Algirdas Butkevičius.
Në një njoftim për media thuhet se gjatë takimit ndërmjet dy kryeministrave, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës.
Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për gazetarë, kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar homologun Algirdas Butkevičius për pritjen si dhe për përkrahjen që Lituania ka ofruar për Kosovën.
Duke iu referuar të arriturave të Lituanisë në zhvillimin demokratik dhe ekonomik, kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka pasur një përkrahje të vazhdueshme nga Lituania, përfshirë këtu edhe angazhimin në kuadër të BE-së, po ashtu me prezencën në KFOR dhe në EULEX, misione të cilat kanë punuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
“Ju falënderoj, po ashtu, për përkrahjen që na e keni dhënë për kandidimin dhe anëtarësimin tonë në UNESCO, sepse jemi të interesuar që të jemi pjesë e botës kulturore, shkencore dhe arsimore, që të mos mbetemi vend i izoluar. Theksova sot, edhe nevojën tonë që të kemi përkrahjen e Lituanisë për liberalizimin e vizave, sepse jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që kemi mbetur akoma me regjim të vizave dhe me kufizim të lëvizjes, që kryesisht ndikon tek shkollimi i të rinjve, por edhe te bizneset. Ne jemi të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin ekonomik me ju, dhe të gjejmë interesat e përbashkëta të cilat na lidhin më vonë në punë të përbashkët dhe zhvillim”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Kryeministri Algirdas Butkevičius, tha se kjo është vizita e parë e një kryeministri të Kosovës në Lituani, andaj e vlerësoi këtë takim si të rëndësishëm dhe historik, që do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Ne duhet të synojmë të kemi bashkëpunim më të mirë tregtar dhe ekonomik. Ftojmë bizneset nga të dy vendet që të shfrytëzojnë mundësitë dhe shanset që vijnë nga pozita gjeografike e dy shteteve”, tha kryeministri Butkevičius.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë për kultivim ...
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi d...
Drejtori i CIA-s zhvilloi takim dyorësh me udhëheqësen e re ...
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një ish-gardiane për krime lu...
Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, d...
Petkoviq i thotë Sorensenit se përparimi në dialogun me Koso...