Mustafa me telegram ngushëllimi, pas vdekjes së Hazir Raçit

13:54 | 26 Korrik 2020
A Z

Me rastin e vdekjes së veprimtarit Hazir Raçi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Raçi dhe strukturave të LDK-së, në Podujevë.

“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës dhe veprimtarit të LDK-së, Hazir Raçi.

Hazir Raçi ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë, njeri i urtë e punëtor, me virtyte të larta njerëzore.

LDK-ja dhe gjithë Podujeva i është mirënjohëse për kontributin e tij në arsim, në LDK dhe për çështje kombëtare. Ai me misionin e tij fisnik prej mësimdhënësit, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat që ua dha dijen dhe edukimin.

Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, strukturat e LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarët.

Në emrin tim dhe në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Raçi, miqve, kolegëve, të gjitha strukturave të LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarëve.”

Shpërndaje në rrjete sociale