Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi.
Gjate takimi, kryeministri Mustafa, i njoftoi deputetët shqiptarë me progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Programit Qeverisës, që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor, agjendën evropiane, reformat thelbësore në arsim dhe shëndetësinë bashkëkohore, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë,
Në njoftim thuhet po ashtu se kryeministri Mustafa, shprehu rëndësinë që ka për Kosovën avancimi i vazhdueshëm i proceseve dhe i gjendjes së përgjithshme të qytetarëve shqiptarë në tre komunat, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të kontribuuar në këtë drejtim.
“Deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, pasi vlerësuan progresin që po arrihet në Kosovë, e njoftuan kryeministrin Mustafa për zhvillimet e fundit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Ata ndanë shqetësimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me gjendjen aktuale të shqiptarëve, duke kërkuar përkrahjen e mëtejshme të Kosovës për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të kësaj pjese”, përfundohet në njoftimin e Kryeministrisë./arbresh.info/
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës