Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër në detyrë i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar në Facebook pas publikimit të një videospoti në rrjetet sociale nga Partia Demokratike të Kosovës, ku thumbohet ajo dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Mustafa është tallur me PDK’në në rrjetin social për videospotin.
Ky videospot e paraqet LDK’në si parti të plakur dhe pa vullnet, ndërsa Lëvizjen Vetëvendosje si subjekt me ide të rrezikshme për vendin.Sipas PDK’së, LDK’ja e Isa Mustafës nuk lëviz asgjë përpara, sepse i ka bateritë e prishura.
Por, Mustafa ka shkruar në Facebook se i është dukur “shumë kreative kjo puna e baterive të PDK-së”.“E paskan gjetur zgjidhjen. Ia vejnë vetes nga një bateri dhe i fitojnë zgjedhjet. Fenomenale!”, ka shkruar Mustafa plot ironi në rrjetin social. Më herët, LDK, nëpërmjet një reagimi, i është kundërpërgjigjur PDK’së, duke thënë se “kujt i janë mbaruar bateritë, ka treguar më së miri, ‘tërheqja taktike’ prej qeverisë dhe dorëzimi i ‘Fillimit të ri’ mesnatën e frikës prej humbjes përfundimtare të pushtetit”.“Bateritë e reja” të tyre kanë prodhuar lakmi të pafund për zhvatje të pasurisë, që është provuar me skandale keqpërdorimi si ai i PTK-së apo tenderi i pasaportave”, thuhet në reagimin e LDK’së.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan