Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka theksuar se subjekti i tij ka dalë partia më e madhe në vend.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se sipas rezultateve të brendshme që i kanë ata, kanë arritur që t’i ruajnë komunat të cilat i kanë drejtuar në mandatin e fundit.
“Sipas rezultateve të deritanishme ne i kemi fituar nëntë komuna, derisa presim fitore edhe në 15 komuna tjera. Këto rezultate e konfirmojnë rikthimin në vendin që e ka pasë si partia më e madhe në vend. Dëshiroj t’i falënderoj qytetarët për kryetarët tonë të komunave”, ka theksuar Mustafa.
“Jemi pa balotazh në Pejë, fitues në Istog, Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Suharekë dhe në Fushë Kosovë. Poashtu jemi në garë në Prishtinë, Mitrovicë dhe në Prizren”, ka thënë Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së.
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë
Klodi feston ditëlindjen, Elijona i bën dedikim special
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti