Mustafa: Hapet kapitull i ri i marrëdhënieve dhe mbështetjes së NATO-s

20:28 | 8 Dhjetor 2016
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ka marrë një lajm tepër të rëndësishëm nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si përgjigje në letrën që ia kisha adresuar në nëntor të vitit të kaluar.

Mustafa këtë vlerësim e bëri përmes një postimi në Facebook, i cili ka shtuar se tani hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve dhe mbështetjes së NATO-s, transmeton KosovaPress.

Postimi i plotë i Mustafës:

Mora një lajm tepër të rëndësishëm nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si përgjigje në letrën që ia kisha adresuar në nëntor të vitit të kaluar. Këshilli i Atlantikut Verior është pajtuar për fuqizimin bashkëveprimit të NATO-s me Kosovën.

Tani hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve dhe mbështetjes së NATO-s dhe po ashtu fuqizohet roli i Kosovës si faktor i stabilitetit në rajon dhe si një partner i besueshëm i NATO-s në përballimin e sfidave rajonale dhe globale të sigurisë.

Shpreh përkushtimin e Kosovës që gradualisht të avancojë në procesin e anëtarësimit dhe që në një periudhë optimale të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Shpërndaje në rrjete sociale