Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka bërë të ditur se sot rreth 30 studentë kosovar, të cilët kishin mbetur në Arabinë Saudite për shkak të pandemisë, janë nisur për Kosovë.
Kështu ka shkruar në një postim të saj në Facebook, Musliu ku ka treguar po ashtu se përmes një fluturimi të organizuar nga ambasada e Shqipërisë, ata do të aterojnë sot rreth orës 13:30 në Aeroportin e Tiranës.
“Para më shumë se një muaj kam shkruar dhe kam kërkuar ndihmë për qindra studentë e qytetarë të Kosovës që për shkak të Pandemisë presin të riatdhesohen nga Shteti i Arabisë Saudite .
Më në fund disa nga shtetasit e Kosovës të bllokuar që nga shpallja e pandemisë globale kanë gjetur rrugën për tu kthyer në vendlindje.
Sot një grup rreth 30 veta, shumica prej tyre student kanë nisur fluturimin e tyre drejt vendlindjes përmes një fluturimi të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë.
Në bazë të të dhënave publike të Ambasadës së Shqipërië këta qytetarë do të aterojnë rreth orës 13:30 në Aeroportin e Tiranës”, ka shkruar Musliu, në Facebook.
https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/1230816463917062
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...