Ish kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë dhe ish nënkryetar e kryetar i kësaj komune, Mursel Ibrahimi, është shpallur kryetar nderi i kësaj dege. Propozimin për dhënien e këtij çmimi e kishte bërë kryetari aktual i Degës së LDK-së në Mitrovicë,Safet Kamberi, ndërsa që propozimin e kishin mbështetur unanimisht të gjitha nëndegët dhe po ashtu unanimisht e kishte miratuar edhe Kryesia e Degës së LDK-së nëMitrovicë.
Në takimin solemn të dorëzimit të çmimit, kryetari Kamberi tha se Mursel Ibrahimi është një veprimtar emblematik i LDK-së në Mitrovicë, i cili aktivitetin e tij partiak e filluar që në ditët e para të formimit të LDK-së dhe vazhdon të jetë akoma iangazhuar dhe përkushtuar maksimalisht për të kontribuar në këtë parti.
“Mursel Ibrahimi është njëri nga veprimtarët e parë të LDK-së në Mitrovicë. Ishte bashkëpunëtorimë i ngushtë i themeluesit të degës, profesor Latif Berisha dhe i drejtuesve tjerë të LDK-së në qytetin tonë. Ne anëtarësia e LDK-së në qytetin buzë Ibrit jemi krenar me këtë figurë emblematike të qytetit dhe i jemi mirënjohës për tërë kontributin që ka dhënë për LDK dhe për të mirë të qytetit e të çështjes kombëtare. Jemi të lumtur që sot po e nderojmë me këtë çmim dhe jemi të bindur se ai do të vazhdoj fuqimisht kontributin e tij në mirë të LDK-së dhe të qytetit e qytetarëve, jo vetëm të Mitrovicës, por edhe më gjerë”, tha ndër të tjera kryetari Kamberi.
Në solemnitetine organizuar për këtë rast, ishte i pranishëm edhe veprimtari i dalluar i LDK-së e i çështjes kombëtare, ish kryetari iLDK-së për Suedi, aktualisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe ArtistëveShqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, në Suedi, Hysen Ibrahimi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ai fillimisht falënderoj kryetarin Kamberi dhe Kryesinë e Degës për nderimin që i bënë MurselIbrahimit, për të shtuar më pas se ai gjithsesi e meriton një nderim të tillë, pasi që është një nga veprimtarët më të devotshëm e më kontributdhënës i LDK-së në Mitrovicë.
“Besoj se të gjithë jemi të njëmendimi se Mursel Ibrahimi është veprimtar shumë i dalluar i LDK-së dhe çështjes kombëtare në Mitrovicë. Ai është një njeri i dashur për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, ej o vetëm për anëtarësinë e LDK-së. Asnjëherë nuk është ndalur së vepruari për të dhënë kontributin e tij për LDK-në e Dr Ibrahim Rugovës dhe për çështjen e Kosovës. Thënë shkurt, Mursel Ibrahimi është krenaria e jonë, andaj edhe e meriton gjithsesi çmimin që sot po ia dorëzojmë”, tha ai.
Në takim ishte ipranishëm edhe kryetari i Degës së LDK-së në Skenderaj, Isa Fejzullahu, i cilipo ashtu tha fjalët mëtë mira të mundshme për veprimatirn Mursel Ibrahimi.
Për kontributine tij dhënë për zhvillimin e LDK-së, për çështjen kombëtare dhe për zhvillimetnë Mitrovicë para dhe pas lufte folën edhe shumë veprimtarë tjerë tëLDK-së që ishin të pranishëm në këtë takim solemn.
Të gjithë vlerësuan se Mursel Ibrahimi është edhe model i politikanët të pa korruptuar, i politikanët që gjithmonë qytetarin e Mitrovicës e ka pas në qendër të vëmendjes dhe politikanit që e ka mbajtur fjalën e dhënë, duke i mbajtur gjithmonë premtimetet e bëra./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...