Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.
Ai ka thënë se, rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë prej 110 eurove për secilin punonjës, ka shkruar ai.
“Nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë. Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025. Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin”, shkroi ai.
Murati tha se qeveria ku ai bën pjesë është e para që rriti pagat katër herë brend një mandati.
“Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit. Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, ka shkruar ministri në detyrë, Hekuran Murati.
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...