Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se ekonomia e Kosovës po vazhdon trendin e rritjes, duke u bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në një postim në Facebook, Murati ka komentuar raportin e ASK-së për Bruto Produktin Vendor (BPV) në tremujorin e dytë të vitit 2025.
“Ekonomia e vendit po vazhdon rritjen – Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes. Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”, th ai./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin