Në praninë e ministrit të Diasporës,Valon Murati, me bashkëpunëtorë, kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada, z.Naser Berisha, përfaqësuesve të Komunës së Vushtrrisë, si dhe të shumë mysafirëve, në fshatin Skromë të Vushtrrisë u përurua fshati turistik „Skroma“. Ky kompleks është investim i afaristit shumë të suksesshëm nga Zvicra, Femzi Braha.
Në fjalën e hapjes, Braha tha se qëllimi kryesor i investimit të tij në fshatin Skromë ka qenë t’ia kthejë gjallërinë kësaj zone përmes rritjes së frekuentimit në këtë pjesë dhe punësimit të banorëve të kësaj zone.
Ndërkaq, ministri Murati, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se diaspora përbën mundësinë më të madhe të vendit tonë për të sjellë investime serioze, dije, kulturë dhe disiplinë pune në Kosovë.
“Sa herë flasim për investimet nga jashtë, jam i vetëdijshëm se vija e parë e frontit janë njerëzit tanë nga diaspora, të cilët kanë ardhur dhe po vazhdojnë të vijnë, me gjithë vërejtjet që mund t’i kenë. Në këtë mënyrë, ata po e ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës në kohën më të nevojshme për të”, u shpreh z.Murati, duke ofruar mbështetje të plotë për të gjithë investitorët nga diaspora.
Në emër të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, të pranishmit i përshëndetën edhe Naser Berisha, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada, dhe përfaqësues nga Komuna e Vushtrrisë.

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...