Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se ditëve të fundit ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se megjithatë, institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen conform kërkesave dhe nevojave.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.
Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend.
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...