Gazmend Muhaxheri ka thënë se Mustafa u ka dërguar letër partnerëve të mundshëm të koalicionit për kriteret e formimit të Qeverisë.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ky subjekt politik është në fazën e negocimi me partnerët e mundshëm për ta formuar Qeverinë e re.
“Do të ketë sfida të mëdha të kësaj qeverie dhe aty duhet njerëzit më të mirë për t’iu përgjigjur kësaj situate. Nuk ka afat kohor, së pari duhet të sigurohen votat. Kryetari Mustafa u ka dërguar letër partnerëve të mundshëm për kriteret e formimit të Qeverisë”, ka thënë Muhaxheri në Klan Kosova.
“Karshi përgjigjeve që do të marrim do të kemi edhe ne përgjigje për mandatarin. Mustafa ka një mbështetje të Këshillit të Përgjithshëm për të negociuar dhe formuar Qeverinë e re. Nuk do të jetë Qeveri që do të ketë sfida të lehta. Duhet parë se kush është i gatshëm për t’u ballafaquar me procese, si dialogu, liberalizimin i vizave dhe sfida e madhe ekonomike që na pret”.
Muhaxheri ka thënë se LDK-ja do ta ketë kandidatin për kryeministër dhe ai nuk ka gjasë të vjen nga parti të tjera.
“Është faza e përgatitje ku duhet parë se a kemi mbështetje. Vetëvendosje e ka të drejtën ende për ta formuar Qeverinë. Nëse ata dështojnë ne jemi të gatshëm. Demokracia është lojë e numrave”.
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi