Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, Gazmend Muhaxheri, ka theksuar se janë fitues si për kryetar të komunës, po ashtu edhe si subjekt politik në këtë qytet.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se do të presin edhe votat e diasporës për rezultatin përfundimtar.
“Një falënderim i madh nga qytetarët e Pejës për mbështetjen e madhe që treguan për mua. Jemi fitues absolutë, si për kryetar të komunës, ashtu edhe për parti,” tha ai.
“Janë duke u numëruar votat për parti, shkojmë në balotazh dhe i presim votat e diasporës,” ka thënë Muhaxheri.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...