Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka paditur ish-ministrin Bajram Hasanin, i cili sa ishte në krye të MTI-së, nuk i kishte kthyer mjetet e marra paradhënie nga arka e Ministrisë në shumën prej 2.323 euro, gjatë vitit të kaluar.
Në dokumentin që ka siguruar lajmi.net, kuptohet se MTI-ja ka kërkuar nga Avokati i Përgjithshëm i Avokaturës Shtetërore, Sami Istrefi që të nis procedurat e inicimit të padisë.
Kjo kërkesë sipas MTI-së bazohet në nenin 67 të ligjit Nr.03/L-48 për Menaxhimin financave publike dhe nenin 24 të ligjit nr. 03/L-22 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për menaxhimin e këtyre financave.
“Në bazë të udhëzimit Administrativ nr.MSHP 2004/07 për udhëtimet zyrtare kërkojmë këtë inicim të padisë”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Këto keqpërdorime kishin ndodhur nga vetë ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Lidhur me inicimin e padisë janë këto dokumente-dëshmi:
-Kërkesën e vazhdueshme me telefon nga MTI për z.Bajram Hasani për kthimin e mjeteve të marra;
-Kërkesën për paradhënie e datës 14.05.2018 në shumë prej 1.925.05 euro si dhe dëshminë e dorëzimit të shumës
-Kërkesën për paradhënie e datës 13.08.2018 në shumë prej 370.50 euro si dhe dëshminë e dorëzimit të shumës.
Ish-ministri Bajram Hasani, kishte qëndruar një javë në SHBA, në Hotele si ‘Arlington Holiday Inn Key Bridge’ dhe ‘Toëson Sheraton Baltimore’. /Lajmi.net/


Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...