Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha të hënën në Paris se “veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”.
Ministria e Jashtme e Francës: Haradinaj është arrestuar në bazë të kërkesës së Interpolit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha të hënën në Paris se “veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”.
Ai tha se procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit.
Zëdhënësi Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ai tha se autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme dhe se procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë.
“Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të”, tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë.
Nadal tha se Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës.
Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999.
Krasniqi: Nëse dashuria për liri gjykohet si krim, atëherë v...
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...