Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës, kurse të enjten priten kthjellime.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.
Ndërsa dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s.
Sot varroset malishevasi që dyshohet se bëri dje vetvrasje
Për shkak të nevojës organizative, shtyhet për në orën 14:00...
Dyshohet se djali e goditi me mjet të fortë dhe e mbylli bab...
Sulm me thikë në një shkollë të mesme në ShBA: Plagosen 5 nx...
Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tira...
Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës që nga viti 2018 n...