Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje shiu dhe bore, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në 6 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me rreze dielli. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, reshjet më të theksuara priten në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë reshje të intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Fushat barike mbesin me vlera të mbi normales, por kjo situatë meteorologjike mundëson që cilësia e ajrit të vazhdoj të mbetet e mirë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s, por që herë-herë shpejtësia e saj mund të kaloj mbi 12 m/s”, njofton IHMK.
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë