Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht apo në zona më të izoluara, pritet të sjellin rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Këto reshje pritet të jenë kryesisht të përqëndruara në gjysmën e epërme të Kosovës, duke mos përjashtuar mundësinë edhe në jugperëndim të vendit.
Era do fryjë nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 18-65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C.
Si pasojë e temperaturave të larta, këshillohet të keni kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...