Moti për sot dhe nesër

09:29 | 31 Tetor 2016
M. A.

Masat e ftohta të ajrit të cilat janë prezent mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbeten të qëndrueshme edhe për ditën e parë të javës, ka njoftuar IHMK-ja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius.

 Shtypja ajrore vazhdon të mbetët dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

 Ndërsa, nga dita e martë temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta, duke e mbërritur maksimumin ditën e mërkurë nga13-14 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera negative ditën e martë dhe në shumë lokalitete pritet të formohet dukuria e brymës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale