Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e vitit 2018 do të jetë me mot të ndryshueshëm.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kurse në vise të larta reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-10 gradë Celsius”, bën të ditur IHK-ja.
Dita e hënë ( 1 janar 2018) parashihet të jetë më e nxehta, kurse e enjëta më e ftohta.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s. /arbresh.info/
Kos: Shqipëria, punë të shkëlqyer për anëtarësimin
Kosova përballë një prove politike: Kompromis apo krizë e re...
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...