Mot i butë dhe kryesisht me diell, deri në fund të javës. Mirë gjatë javës së ardhshme kthehet i ftohti.
Në fundjavë, të shtunën do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell, e gjatë ditës së diel, mot kryesisht me vransira. Në mbrëmje vonë priten edhe reshje të dobëta shiu.
Sipas tendencave të fundit, në fillim të javës një turbullirë nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore, do të sjellë kushte për mot të ftohtë, kohëpaskohe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave gjatë ditës dhe në mbrëmje do të shndërrohen në borë.
Temperaturat maksimale në ditët e ardhshme do të rriten mbi vlera mesatare duke u sillur nga 10C deri në 12C, e ato minimale -1C deri 1C, ndërsa në fillim të javës maksimalet parashihet të zbresin në 5C.
Era do të fryejë lehtë, kryesisht nga jugu-juglindja 1-5m/s.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim