Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa rreth mesditës pritet të shtohen, duke sjellë orëve të pasditës dhe mbrëmjes rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Kjo si pasojë e depërtimit të frontit të ftohtë.
Rrebeshet lokale dhe shkarkesat elektrike parashihen të vazhdojnë herë pas here në zona të caktuara edhe pas mesnate.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të veçanta pritet të mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 25-70 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. Ulje e ndjeshme e temperaturave parashihet gjatë kalimit të frontit të ftohtë. /MeteoKosova/
Vjen reagimi i ashpër i agjentit të Salahut, pasi lojtari ko...
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe