Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të gjashtë subjekteve politike, në mesin e tyre edhe listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Pas mos certifikimit, këto gjashtë subjekte politike kanë dorëzuar tetë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), por që deri tani ende nuk është marrë ndonjë vendim për to.
Kështu tha për arbresh.info, Kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku.
“Nuk është marrë ende asnjë vendim deri nesër ka afat me vendos PZAP-i, deri me tani 7 parti kanë dorëzuar, por janë 9 apele d.m.th. 1 parti ka dorëzuar 3 apele”, tha shkurt ai./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...