Gazetari Vehbi Kajtazi, ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK, për një numër të madh kërcënimesh, mbi 100, që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth Grupit të Kumanovës.
AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai.
Postimi i plotë i tij:
Vehbi Kajtazi i denoncon kërcënimet në Polici, AGK-ja kërkon mbrojtje për të
Gazetari i portalit online, Paparaci.com, Vehbi Kajtazi, ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK, për një numër të madh kërcënimesh, mbi 100, që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth Grupit të Kumanovës.
“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.
AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...